Shoqata Greikoci

SHG1602 · 2016

Iniciativa për pastrimin e ambientit

Më 21 mars 2016, me rastin e ditës së pranverës, u pastrua rreth 80% e hapësirës së fshatit.

Iniciativa u mundësua dhe u financua nga Shoqata Greikoci, e cila vepron në Kleindöttingen AG të Zvicrës. Menaxhues i projektit ishte anëtari i kryesisë z. Rexhep Neziraj, i cili kishte ardhur enkas për këtë arsye. Në Kosovë e ndihmoi koordinatori z. Ramadan Canaj.

Kësaj iniciative i dolën në ndihmë banorë të fshatit dhe nxënësit e shkollës fillore «Dëshmorët e Greikocit», të udhëhequr nga drejtoria dhe arsimtarët. Pastrimi nisi nga rrugët e shkollës dhe vazhdoi në tërë fshatin. U grumbulluan më shumë se dy kamionë mbeturina.

Shoqata Greikoci falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe përkrahësit.